Autor: Dr. Jusuf Kardavi
Titulli: Rizgjimi islam ndermjet kundershtimit dhe ekstremizmit
Formati: 5.9 x 7.8
Faqe: 195
Botues: Sh.B. Logos-A
Nuk është as e drejtë as e ndershme t’i fajësojmë vetëm të rinjtë apo disa prej tyre që kanë rënë në teprim në mendim apo ekstremitet në sjellje. Shumë të tjerë, veçanërisht ata të cilët e kanë neglizhuar përkatësinë e tyre në Islam dhe mësimet e tij, e ndajnë këtë përgjegjësi, madje para të rinjve, megjithëse ata përpiqen gjithmonë të shfajësojnë vetveten. Muslimanë vetëm me emër, qofshin prindër, apo mësues, dijetarë, pushtetarë etj., e kanë bërë Islamin, islamistët dhe thirrësit islamë, të përbuzur në vendet e tyre islame. Është e çuditshme që ne jemi të gatshëm në mosap- rovimin e ekstremizmit tonë. Ne kërkojmë nga të rinjtë të tregojnë maturi dhe urtësi, të heqin dorë nga ekstremizmi dhe teprimi, por kurrë nuk kërkojmë nga më të vjetrit të pastrojnë vetveten prej hipokrizisë, gënjeshtrës, mashtrimit dhe nga të gjitha format e vetëkundërthënies.