Kudsi, çështje e çdo muslimani – Dr. Jusuf Kardavi

Autor:     Dr. Jusuf Kardavi
Titulli:     Kudsi, çështje e çdo muslimani
Formati:  8.5 x 11
Faqe:      65
Viti:        Prill 1998

Kudsi konsiderohet qyteti i tretë i shenjtë në Islam. Qyteti i parë i shenjtë është Meka e Nderuar, të cilën Allahu e nderoi me praninë e Xhamisë së Shenjtë. Qyteti i dytë i shenjtë në Islam është Tiba apo Medina e Ndritshme, të cilën Allahu e nderoi me praninë e Xhamisë së Pejgamberit, në të cilën gjendet edhe varri i të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.). Ndërsa qyteti i tretë i shenjtë në Islam është Kudsi apo Bejtul-Makdisi, të cilin Allahu e nderoi me praninë e Xhamisë El-Aksa, rrethinën e të cilës Allahu e ka bekuar, siç e konfirmon këtë hadithi autentik, të cilin e transmetojnë Ebu Hurejre dhe Ebu Seid El-Hudriu, në të cilin i Dërguari i Allahut thotë: Nuk lejohet udhëtimi (me qëllim ibadeti) veçse në tre xhami: në Xhaminë e Shenjtë, në Xhaminë El-Aksa dhe në këtë Xhaminë time”.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakIslami dhe varfëria – Dr. Jusuf Kardavi
Artikulli tjetërRizgjimi islam ndermjet kundershtimit dhe ekstremizmit – Dr. Jusuf Kardavi