Gjendja e Selefit në muajin e Ramazanit

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, të Madhit dhe Fuqiplotit, i Cili e bekoi [dalloi] muajin e Ramazanit nga muajt tjerë si dhe paqja e mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij Muhammedin alejhis selam, familjen e tij, shokët e tij si dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Shkatërrimit.

Thotë Allahu, në Kur’anin e Tij fisnik: “Muaji i Ramazanit që në të (filloi) të shpallet Kur’ani, që është udhëzim për njerëzimin dhe dallues (i së vërtetës nga e pavërteta).” (Sure el-Bekare, ajeti i 185-të).

Vëlla dhe motër muslimane, dije se Allahu aze ve xhel-le ka veçuar muajin e Ramazanit nga muajt tjerë me shumë veçori dhe begati, siç janë këto:

  1. era e gojës së agjëruesit është më e mirë për Allahun sesa era e miskut (lloj parfumi)
  2. engjëjt (melaiket) e Allahut kërkojnë faljen e mëkateve për agjëruesit, derisa ta hanë iftarin
  3. Allahu e zbukuron dhe e stolisë Xhennetin në këtë muaj për çdo ditë
  4. burgosen djajtë (shejtanët)
  5. hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit
  6. në këtë muaj është një natë (nata e Kadrit), e cila është më e vlefshme se një mijë muaj dhe kujt i është ndaluar e mira e kësaj nate vetëm se i janë ndaluar atij të gjitha të mirat
  7. iu falen mëkatet agjëruesve në natën e fundit të këtij muaji të bekuar dhe
  8. Allahu me mëshirën e Tij i liron robërit e Tij nga Xhehennemi dhe i futë ata në xhennet.

Kështu, vëlla dhe motër muslimane këto janë disa nga mirësitë e këtij muaji dhe ki kujdes që të mos pakësosh diç nga këto mirësi, me preokupime të kota, si tubimet e padobishme, kalimi i netëve të këtij muaji në gjëra të kota apo të ndjesh pakënaqësi për ardhjen e këtij muaji të bekuar; i kërkojmë Allahut mbrojtje nga të gjitha këto cilësi.

Robi i mirë e mirëpret këtë muaj me pendim të sinqertë dhe qëndrim serioz për shrytëzimin e këtij muaji në të mira, duke shfrytëzuar kohën e tij vazhdimisht me punë të lavdëruara, dhe duke kërkuar gjithnjë nga Allahu që ta ndihmojë për adhurim të mirë.

Vëlla dhe motër muslimane, po i cekim disa nga punët e mira me shpresë se do t’i kemi parasysh këto në këtë muaj e të punojmë me to.

 

Përktheu: Abdul-Melik – Besfort Maxhuni

Korrektura: Dren Boshnjaku

Recenzoi: Xhemal Jakupi

 

Përmbajtja
1. Agjërimi 8
2. Namazi i natës (teravitë) 10
3. Lëmosha 13
4. Leximi i Kur’anit 18
5. Qëndrimi në xhami deri në lindjen e diellit 22
6. I’tikafi* 24
7. Umreja 26
8. Nata e Kadrit 27
9. Lutja e Allahut dhe kërkimi i faljes nga Ai 30

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakPlanifikuesi i Ramazanit 2023 – Ardhmëria
Artikulli tjetërNamazi i natës (teravitë) në Ramazan – Imam Albani