Autor: Alija Izetbegoviç
Titulli: Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit
Recensentë: Prof. Dr. Musa Gashi
Nexhat Ibrahimi
R. Gjuhësor: Fatmire Ajdini – Hoxha
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 227
Botues: Logos-A
Përshkrimi i librit:
Bota e sotme karakterizohet nga përleshja e ashpër ideologjike që zgjat me vite, pa qenë e mundshme t’i parashihet fundi. Në një mënyrë a në një tjetër, përleshja na ka përfshirë të gjithëve, qoftë si pjesëmarrës të saj, qoftë si viktima.
Cili është vendi i Islamit në këtë ballafaqim gjigant? A ka ky ndonjë rol në formimin e botës së sotme?
– Ky libër përpiqet që, së paku pjesërisht, të përgjigjet në këtë pyetje.
Vetëm tri janë botëkuptimet integrale mbi botën dhe asnjë më shumë: religjioz, materialist dhe islamik.