Bolshevizma a çkatërimi i njerëzimit – Hafiz Ali Korça

Bolshevizma a çkatërimi i njerëzimit – Hafiz Ali Korça

Bolshevizma s’pajton kurrë
Me dinin e Muhamedit
Çelët do ta kenë luftën
Gjer ditën e Kijametit.

Titulli i origjinalit: Bolshevizma a çkatërimi i njerëzimit

Autor: Hafiz Ali Korça

Redaktor: Roald A. Hysa

Pajisi me shënime: Justinian Topulli

Radhiti: Armanda Kodra

Përkujdesja kompiuterike dhe ballina: KM & RH

Boton: JEHONA

Faqe: 47

Botimi i fundit: Tiranë 2003

 

Dy fjalë rreth këtij libri dhe kohës kur doli nga botimi Megjithëse nga sasia e materialit që paraqet në këtë studim të shkurtër, ajo ka dalë në formën e një broshure dhe për
nga ana studimore këtu paraqitet modestisht; me këto faqe Hafiz Ali Korça hyn denjësisht në historinë e mendimit politik si i pari person që e denoncon publikisht ideologjinë
bolsheviko-komuniste. Ai në këto faqe të pakta nëpërmjet disa të dhënave ve në dukje rrezikun që i kanosej nga ideologjia bolshevike shoqërisë shqiptare, e karakterizuar
nga ekuilibre delikate, në të cilën gjendej në atë kohë Shqipëria e sapodalë nga Lufta I Botërore, e cila e dëmtoi shumë vendin. Pikërisht në fillimin e viteve ’20-të shkëputen lidhjet e Shqipërisë me Turqinë pas rënies së kalifatit dhe shkatërrimit të tij prej Mustafa Qemalit. Në çastet e pasluftës i gjithë Perëndimi kalon në një fazë trazirash me lëvizje tronditëse sociale.

Pas fitores së Revolucionit Bolshevik të Tetorit në Rusi me në krye Leninin, gjithashtu do të bënte që ekuilibret botërore të ndryshonin ndjeshëm. Rusia u gjend para ndryshimeve radikale dhe të menjëhershme. “Dekreti mbi tokën” bëri që e gjithë prona private e çifligarëve, carit dhe e institucioneve fetare t’i kalonte sovjetëve të fshatarëve, duke u kthyer në një pronë të përbashkët. Menjëherë pas dy vjetësh po me iniciativën e Leninit në kundërpërgjigje të Perëndimit, i cili përkrahu gjeneralët kozakë: Kollçakun, Denikinin Judeniçin, Vrangelin etj., hapet në Moskë, Kongresi I i Internacionales III Komuniste. Menjëherë pas kësaj Evropën e përfshin një valë grevash, protestash e revolucionesh bolshevike siç ishin: ai në Gjermani i organizuar nga krerët e PK-së Gjermane, Roza Luksemburg dhe Karl Libkneht kur në prill të 1919-ës e shpallin Landin e Bavarisë, Republikë Sovjetike.

Po ashtu Bela Kun, udhëheqësi i komunistëve hungarezë, i përgatitur në Rusi,
kryeson Republikën Sovjetike të Hungarisë dhe menjëherë me anë të një fushate ushtarake dhe të disa fitoreve të njëpasnjëshme pushton Çekinë në qershor të 1919-ës dhe
ngre një tjetër republikë sovjetike atje. Megjithatë një ushtri rumune e bën atë që të tërhiqet shumë shpejt, por edhe si rezultat i një politike të brendshme të dobët Republika
Sovjetike e Hungarisë detyrohet të bjerë dhe Kuni largohet nëpërmjet Vjenës për në Moskë. Atje, pas shumë vitesh qëndrimi akuzohet për trockizëm dhe në një nga spastrimet
e bëra nga Stalini ekzekutohet në nëntor të 1939-ës.

Po kështu Italia, Franca, Anglia e Amerika përfshihen nga një valë grevash e protestash punëtore në mbështetje të Rusisë Sovjetike, ndërsa në Itali Musolini hip në pushtet me
Partinë Fashiste, e dalë fillimisht si fraksion nga radhët e Partisë Socialiste. Po ashtu gjendja e brendshme e Shtetit Shqiptar të dalë pas Kongresit të Lushnjes të vitit 1920 ishte
tronditur disa herë radhazi. Qeveria e Lushnjes menjëherë iu desh të ballafaqohej me një luftë të pabarabartë me italianët në Vlorë dhe më pas me disa kryengritje afatshkurtra për të ardhur më pas në të ashtuquajturin Revolucionin Demokratiko-borgjez të
Qershorit të 1924-ës, me në krye Fan Nolin dhe me mbështetjen e regjimenteve të Shkodrës me komandant, kolonel Rexhep Shalën dhe ai i Përmetit me komandant, kolonel Kasem Qafëzezi. Si rezultat i politikës së dobët të brendshme dhe të jashtme të Nolit dhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha të Perëndimit, në dhjetor të 1924-ës rikthehet në pushtet Ahmet Zogu. Kjo është pak a shumë në vija të trasha gjendja e jashtme dhe e brendshme në të cilën e pa dritën e botimit kjo broshurë. Pikërisht kjo është edhe merita e Hafiz Ali Korçës që diti të diktojë në ato çaste kush ishte rreziku real që po i kanosej shqiptarëve, rrezik që po i kanosej edhe tërë Botës.

Ai në këtë vepër i bën një analizë të hollësishme bolshevizmit, lidhur me “parimet”
njerëzore, drejtësinë, luftën e klasave, punën etj, mbi të cilat ndërtohet sistemi bolshevik. Këtu ai ve në dukje dëmet e ndryshme që i solli pushteti sovjetik popullit të vet, qoftë
nga ana morale, apo materiale e shpirtërore. Kjo vepër tregon njëkohësisht edhe pjekurinë politike të Hafiz Aliut.

Pasi ka vënë në dukje dëmet morale dhe shpirtërore që solli vendosja e regjimit bolshevik në Rusi, ai me anë statistikash nxjerr në pah dëmet materiale në ushqim, bagëti, njerëz dhe se çfarë i bëri fesë kjo ideologji tashmë shtetërore. Statistikat e dëmeve njerëzore i ka nxjerrë nga Çeka e Feliks Xherxhinskit, embrioni fillestar i KGB-së së mëvonshme.

Me këtë ai kërkon t’i paralajmërojë shqiptarët qysh herët për dëmet që sjell kjo ideologji si shkatërruese e të gjitha vlerave njerëzore të mirëfillta, ku ndër to kryesorja është feja dhe
familja. Njëkohësisht Ai vëren me zgjuarësi se të gjitha ndarjet e fraksionet qysh në fazat e para të historisë së zhvillimit islam, kanë qenë prodhim i ndërgjegjshëm i
organizimit dhe i përzierjeve çifute.

Qysh në fillim duhet përmendur copëtimi i umetit islam me rastin e shpalljes së
Ali ibn Ebi Talibit, dhëndrit të Profetit Muhamed a.s., si “Perëndi”. Këtë huti e krijoi çifuti i veshur me petkun e Islamit Abdullah Sebe’, i cili shkaktoi përçarjen më të
madhe në të gjithë historinë islame, pasojat e së cilës do të ndihen gjatë tërë historisë.
Mu pikërisht për këto arsye si dhe ringjalljen e punës së brezave të shkuar në të mirë të fesë dhe të këtij kombi, për dashurinë dhe përkushtimin që patën ato për këtë binom,
ndërmorëm edhe ribotimin e plotësuar të këtij libri të vogël, por të rëndësishëm nga pikëpamja e mendimit politik e fetar.

Ai nuk është thjeshtë një ribotim, por është plotësuar me shënime dhe sqarime për të plotësuar një kuadër, i cili mund të quhet edhe si një libër krejtësisht i ri në vetvete.
Dëshira jonë e mirë është ta paraqesim punën në dritën e duhur dhe jo thjesht për të bërë një ribotim.

Roald A. Hysa

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [336.32 KB]

Artikulli paraprakEdukata Islame (Pjesa e dytë) – Elton Harxhi
Artikulli tjetërDUKE RIMENDUAR GRATË MUSLIMANE DHE MBULESËN – Katherine Bullock