Autor: Sami Frashëri
Titulli: Qytetërimi islam
Përktheu: Mehdi Polisi
Recensent: Husamedin Abazi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 113
Botues: Logos-A
Viti: 2009
Vendi: Shkup
Në fushën e islamistikës Samiu shkroi dy vepra: Medeniyyet-i Islamiyye (“Qytetërimi islam”) dhe Himmetu-l-Himam fi neshri-l-Islam (“Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit’). Vepra Qytetërimi islam mban numrin 1 të serisë “Biblioteka e xhepit” (Cep Kütüphanesi): është botuar në shtypshkronjën “Mihran” në Stamboll më (1296/1879 (bot. i parë) me 126 faqe, dhe më 1302/1885 (bot. i dytë). Siç shihet nga titulli, është shkruar në gjuhën turke-osmane. Është e ndarë në 35 kapituj të shkurtër, nuk ka parathënie; kapitujt 1-7 mbajnë e librit, kurse kapitujt e tjerë titullohen sipas fushave shkencore: astronomi, shkencat matematikore, gjeografi, shkencat natyrore, mjekësi, etj.