Erdhi t’ju mësojë fenë tuaj – Abdulmuhsin el-Abad

Autor:         Abdulmuhsin ibn Hamed el-Abad
Titulli:         Erdhi t’ju mësojë fenë tuaj
Përktheu:    Fatjon Corapi
Formati:      8.5 x 11 (Letter)
Faqe:          65
Botues:       Mburoja.net
Viti:            2009

Para disa kohësh më lindi dëshira të shkruaja një libër, ku do të komentoja hadithin e Xhibrilit (Paqja e Allahut qoftë mbi të), i cili përmban sqarimin e islamit, imanit dhe ihsanit. Allahu i Madhëruar më mundësoi ta realizoja këtë dëshirë në vitin 1424h. Për rëndësinë e madhe që gjendet në hadith, kanë shkruar shumë dijetarë. Kadij Ijad ka thënë: “Ky hadith ka përmbledhur në vetveten e tij të gjitha kriteret që përmbajnë adhurimet e dukshme dhe të padukshme. Ai sqaron lidhjet e besimit me punët e gjymtyrëve, sinqeritetin e shpirtit dhe kujdesin nga epidemitë që mund t’i kanosen punëve të një besimtari. Në këtë mënyrë, të gjitha njohuritë e sheriatit islam degëzohen dhe zhvillohen nga ky hadith….” Duke vazhduar më tej, ai shprehet: “Në bazë të ndarjes së hadithit në tri pjesë, kam përpiluar edhe një libër, të cilin e kam titulluar: ”Mekasidu el hasan fijma jelzemul insan”. Zgjodha pikërisht këtë hadith, sepse të gjitha detyrimet, sunetet, të lejuarat apo të ndaluarat kanë lidhje me të.

Shkarko [901.14 KB]

Artikulli paraprakPse shumica e grave janë banore të Xhehennemit – Abdulaziz esh-Shenavi
Artikulli tjetërRregulla rreth tekfirit – Abdulmun’im Mustafa Halime