Pse shumica e grave janë banore të Xhehennemit – Abdulaziz esh-Shenavi

0
548

Autor:           Abdulaziz esh-Shenavi
Titulli:           Pse shumica nga gratë janë banorë të Xhehenemit
Përktheu:      Osman Abazi
Recensent:    Muhamet Reçica
Formati:        8.5 x 11
Faqe:            71 
Botues:         Ardhmeriaislame
Nr. i Botimit:  Botimi i dytë
Viti:              2014
Vendi:           Prishtinë

Muhammedi s.a.v.s. tha: “Nuk lashë pas vete sprovë më të madhe për burrat se sa gratë.”
Isha në Mekke në Haxhxh dhe duke vizituar disa nga libraritë e saja më ra në sy libri me titull “Pse shumica nga gratë janë banore të Xhehennemit”. Posa e pashë, e bleva menjëherë, me shpresë se do të jetë një libër i begatshëm dhe i nevojshëm për popullin tonë. Dhe pasi që e lexova, vendosa që ta përkthej në gjuhën tonë, duke e parë nevojën e madhe të popullit tonë për të.
Të gjithë ne jemi dëshmitarë se gruaja muslimane shqiptare ka arritur në një pikë shumë të ulët të moralit. Derisa ajo më herët ishte e ruajtur, e mbrojtur, e mbuluar dhe e moralshme, sot ajo ka humbur edhe pikën e fundit të marrës, është bërë lojë me të cilën luajnë njerëzit, sikurse luajnë fëmijët me top, duke e hedhur atë nga një dorë në tjetrën, përveç atyre që All-llahu i madhërishëm i ka mbrojtur.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko