Autor: Altin Torba
Titulli: Domosdoshmëria e hixhabit në dritën e argumenteve hyjnore
Formati: A5
Recensent: Dr. Ahmed Kalaja
Lektor: Eglantin Kurti
Faqosja: Erzen Pashaj
Kopertina: Fatlum Zeka
Faqe: 107
Botues: Jeta e vërtetë
Botimi: I dytë
Viti: Shtator, 2022
Dr. Katherine Bullock e sqaron qartë ndryshimin thelbësor mes gjykimit mbi hixhabin (mbulesën fetare të gruas) – të nxitur nga lavazhi mediatik perëndimor i trurit – dhe gjykimit të bazuar në përjetimin e vlerës hyjnore të veshjes së hixhabit. Ajo thotë:
“Në vitin 1991 pashë një kronikë lajmesh televizive, ku shfaqeshin gra turke që i ktheheshin veshjes së hixhabit.
U shokova dhe ndjeva keqardhje për to. Thashë me vete: ‘Të gjorat ato, u është bërë lavazh (shpërlarje) truri nga kultura e tyre e mëparshme”. Isha e bindur – si shumë evropianë të tjerë -, se Islami i persekuton gratë, ndërsa hixhabi është simboli i persekutimit të tyre.
Imagjinojeni befasinë që më ndodhi pas katër vitesh, teksa e shihja veten para pasqyrës së një qendre tregtare, veshur me një rrobë që përfaqësonte tërësisht veshjen e atyre ‘grave të persekutuara’. E nisa udhëtimin tim shpirtëror në periudhën e magjistraturës dhe pas katër vitesh pranova Islamin.
Ky udhëtim përfshiu në etapat e tij transformimin tim nga urrejtja ndaj fesë islame, në respektimin e Islamit dhe interesimin për të deri në pranimin e tij”.
(Katherine Bullock, op. cit., p.xiii).