Autor: Dr. Avzi Mustafa
Titulli: Zhvillimi i shkollës fillore shqipe në Republikën e Maqedonise 1945-1975
Recensent: Dr. Nexhat Abazi
Dr. Gjylimsere Kasapi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 201
Botues: Logos-A
Viti: 1998
Vendi: Shkup, Maqedoni Veriore
Lënda e këtij punimi është studimi i rrugës zhvillimore të shkollës shqipe në Republikën e Maqedonisë gjatë periudhës 1945-1975. Për t’u përcaktuar në këtë punë, pa dyshim ndikoi dëshira që të ndriçohet kjo periudhë ku baticat dhe zbaticat e një sistemi që duam apo s’duam ta pranojnë si realitet.
Ashtu si në të gjithë lëmenjt e veprimit shoqëror-politik, po ashtu edhe në lëmin arsimor, shoqëria jonë ka kaluar në rrugë të mundimshme në drejtim të realizimit të asaj që e krijoi.