UDHËZUESI PËRGATITOR I RAMAZANIT PËR NJERËZIT QË JANË SHUMË TË ZËNË

Titulli origjinal: Ramadan Prep Guide for Busy People

Autor: Siraxh Muhamed

Solli në gjuhën shqipe: Literaturaislame.com

HYRJE
Unë jam shumë i dhënë pas mesazheve lartësuese, mesazheve që na frymëzojnë për të bërë përpjekjet më të mira gjatë muajit të Ramazanit në adhurimin e Allahut subhānehu ue teala (i lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai). Megjithatë, në rastet dhe vendet ku njerëzit nuk kanë shumë luks në raport me kohën dhe nuk mund të flenë pas syfyrit, në raste të tilla për të përfituar maksimalisht nga Ramazani kërkohet pak punë përgatitore përpara se të hysh në këtë muaj me tërë fuqinë e trupit dhe të shpirtit. Me këtë gjë në mendje, në vijim do trajtohen temat:

PJESA 1 – SEZONI STËRVITOR: Muaji i Ramazanit mund të jetë sa një sfidë fizike aq edhe shpirtërore dhe trupit i duhet kohë për t’u përshtatur. Si mund ta “stërvitim” veten fizikisht para se të vijë Ramazani? Çfarë praktikash mund të marrim nga Suneti i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) për të na ndihmuar?

PJESA 2 – PËRCAKTIMI I QËLLIMEVE: Ndërsa ne sigurisht që duam ta shtyjmë veten mbi dhe përtej kufijve tanë normalë shpirtërorë, ne gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm që mos të vendosim synime joreale, pasi kjo mund të krijojë pritshmëri jorealiste për atë që do të bëhet dhe mund të shkaktojë edhe një humbje të shpejtë të vrullit, duke rezultuar në funksionimin sipas një mendësie “minimaliste”. Si mund të vendosim objektiva realiste që kanë kuptim jo vetëm për veten tonë personalisht, por edhe në kontekstin e nevojave të të tjerëve rreth nesh.

PJESA 3 – KALENDARIZIMI: Kjo shkon paralelisht me Vendosjen e Objektivave – si do ta planifikoni javën tuaj, duke pasur parasysh qëllimet tuaja të Ramazanit dhe angazhimet e vazhdueshme? Kjo pjesë do t’ju tregojë një mënyrë të thjeshtë për ta bërë këtë dhe pse është e rëndësishme ta bëni këtë.
PJESA 4 – GJËRA TË NDRYSHME: Në këtë pjesë do të mbulojmë një kapitull se si ta pastroni orarin (kalendarin) tuaj, si t’i bëni stërvitjet dhe çështje të tjera shqetësuese që duhet mbajtur parasysh gjatë këtij muaji.

Shkrimet mbi produktivitetin personal dhe atë të menaxhimit të kohës kanë një tendencë të ofrojnë detaje që shkaktojnë “komë”. Unë do të bëj çdo përpjekje për t’i mbajtur këto shkrime të shkurtra dhe rekomanduese, por kini kujdes nga përzierja e thjeshtësisë me lehtësi ;).

Përmbajtja
Hyrje 3
Trajnim për triathlonin kulminant shpirtëror 10
Agjërimi 13
Java 1: Agjëroni një ditë 15
Java 2: Agjërim i dy ditëve 16
Java 3 dhe 4: Agjëroni katër ditë, pastaj tre ditë 19
Gjëra të tjera 19
Namazet 21
Sunetet: 12 rekatet e namazeve ditore 23
Recitimi i Kur’anit 25
Duke i bashkuar të gjitha: Një shembull i programit të javës së dytë 27
Pjesa 2: Planifikimi dhe arritja e objektivave ambicioze me lehtësi 29
Pesë namazet ditore dhe sunetet 31
Leximi i Plotë i Kuranit 35
Teravitë – namazi i natës 37
Koha e familjes 40
Itikafi – Veçimi në xhami për adhurim 42
Qëllime të tjera 45
1. Lista e Lutjeve 45
2. Bamirësia – lëmosha 46
3. Ndihmojini të tjerët të arrijnë aspiratat e tyre të Ramazanit 47
4. Mos debatoni e as mos u acaroni 50
Pjesa 3: Mbahuni dhe qëndroni në rrugën e duhur përgjatë 30 ditëve 52
Salca sekrete e njerëzve të suksesshëm 52
Mjetet për të arritur sukses në Ramazan 57
1. Kalendari / Planifikuesi 57
2. Ligjërime dhe fjalime motivuese 66
3. Grupet Mbështetëse 69
Pjesa 4: Pastrimi i kuvertës 70
Përfundoni projektet e minutës së fundit 71
Bëhuni festiv 72
Dy rezyme që duhet mbajtur pas Ramazanit 74

 

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [5.20 MB]

 

Artikulli paraprak30 Këshilla për një ramazan produktiv dhe pa gabime
Artikulli tjetërUdhëzues i ramazanit për muslimanin e ri dhe atë që agjëron për herë të parë