Shejtani dhe Njeriu – Muhamed Muteveli Sharaviu

Autor:             Muhamed Muteveli Sharaviu
Titulli:             Shejtani dhe njeriu
Përkthyes:       Arif Emini
                       Burhan Hashani
Recensent:      Bahri Simnica
Lektor:            Hysen Kadriu
Korrektor:       Arif Emini
Formati:          A5
Faqe:              89
Botues:           Muesesetu Ahbarul-jeum
Data:              2008
Vendi:             Prishtinë

Pas shembjes së komunizmit të rinjtë tanë kanë zënë me të madhe t’i kthehen fesë. Ndaj shtrohet nevoja për botimin e sa më shumë titujve me tematikë fetare islame, në mënyrë që të plotësohet boshllëku i madh që kishte mbretëruar për këtë literaturë në gjuhën shqipe një kohë të gjatë. Libri “Shejtani dhe Njeriu” i shkruar nga mendimtari i shquar mysliman Muhamed Mutevel-li Esh-sha’ravi,të cilin e përkthyen në gjuhën shqipe Arif Emini dhe Burhan Hashani,e plotësoi në një mënyrë atë boshllëk të madh në lëmin e apologjetikës islame. Ky libër trajton zanafillën e mëkatit, prek çdo pore të jetës dhe në të ngërthehen probleme të kësaj tematike. Në të ardhmen shtrohet domosdoshmëri që të rinjtë tanë, e jo vetëm ata, të kenë sa më shumë kësi tituj të botuar që nga leximi i tyre t’i thellojnë njohuritë e veta për Fenë Islame në përgjithësi. Lus Allahun xh.sh. që t’i shpërblejë përkthyesit për mundin që kanë bërë, se padyshim Allahu është Ai që shpërblen robin e Vet, e posaçërisht atë që e qet në dritë fjalën e Tij.
Bahri Simnica

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakJetësimi i dijes – Mr. Flamur Kabashi
Artikulli tjetërHyrje në shkronjat e Kur’anit – Idris Demiri