Autor: Ahmet Davutogllu
Titulli: Transformimi qytetërimor dhe bota muslimane
Përktheu: Redi Shehu, Olsi Jazexhiu
Recensent: Husamedin Abazi
Formati: 9.5 x 15
Faqe: 249
Botues: Logos-A
Viti: 2005
Vendi: Shkup
Vepra që keni në duar, në pajtim me përmbajtjen dhe titullin, është fryt i një periudhe transformimi. Nëse marrim parasysh faktin se bërthama teorike e parë e saj lindi në ditët e para të shembjes së murit të Berlinit më 1989 (dhjetor), se u zgjerua me një punim të shkruar aty nga fundi i Luftës së Parë të Gjirit Persik (mars 1991) dhe se më në fund, formën e librit e mori në vitet e vlimit të luftës së Bosnjës (1993-1994), do të vëni re atëhere se kjo vepër synon përshkrimin e një procesi transfomues. Teza kryesore e librit është se ky transformim politik, i cili shkaktoi lëkundje të forta në sistemin ndërkombëtar, nuk përbën vetem një transformim që e shkatërroi sistemin socialist, por edhe një transformim qytetërimor shumë më përfshirës, që ngërthen në vete edhe dimensione filozofike, domethënë një transformim me pasoja politike shumë më afatgjata sesa ato që i shohim.