Autor: Ataullah Aliu
Titulli: Kur’ani per disa dukuri negative te njeriut
Redaktor: Husamedin Abazi
Recensent: Mr. Xhabir Hamiti
R. gjuhësor: Zekerija Ibrahimi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 75
Botues: Logos-A
Viti: 2006
Vendi: Shkup
Deri sot është thënë e është shkruar shumëçka në gjuhën shqipe për padrejtësinë, vetëvrasjen, kurvërinë, verën dhe narkotikët (drogën) veç e veç si çështje të ndaluara në Islam, por jo edhe në një punim dhe tekst të veçantë, andaj këtu qëndron edhe arsyeja e zgjedhjes së kësaj teme që ne për arsye praktike e titulluam “Kuri’ani për disa dukuri negative të njeriut. Duke e marrë parasysh përhapjen e dukurive negative të zëna n’gojë më sipër, të cilat do t’i quaja një realitet i hidhur për popullatën islame shqiptare, mendoj se në këtë kohë ka nevojë serioze për t’u thënë dhe shkruar pikërisht në këtë temë.