Autor: Harun Kërkëll
Titulli: Kujtime të paharrueshme (nga fëmijët e epokës së lumturisë)
Përktheu: Fatmir Sulaj
Redaktor: Zija Vukaj
Kryeredaktor: Alban Kali
Formati: 5.4 x 7.9
Faqe: 80
Botues: Progresi Botime
Viti: Prill, 2008
Të dashur fëmijë! Është e vështirë t’ia përshkruash një njeriu të verbër ngjyrën e një trëndafili dhe bukurinë e një peme shumëngjyrëshe që çel lule në pranverë… Është e vështirë t’ia shpjegosh një njeriu me aftësi të kufizuara dëgjimi gëzimin dhe ngazëllimin në cicërimat e zogjve… Por është shumë më e vështirë ta kuptojnë bukurinë e të Dërguarit të Allahut (a.s.), njerëzit që nuk e kanë parë dhe nuk e kanë ndarë jetën me Të!
Ne dëshiruam që Trëndafilin më të bukur të botës, të na e tregojnë fëmijët që kanë jetuar bashkë me Të. Bukurinë pranverore që i solli kësaj bote, të na e tregojnë zogjtë e vegjël që mësuan të cicëronin nga Ai!