Autor: Nexhat Ibrahimi
Titulli: Islami dhe kriza e identitetit
Recensent: Husamedin Abazi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 170
Botues: Logos-A
Viti: 2003
Vendi: Shkup
Besimi se Allahu është Një e Absolut është parim themelor i mësimit islam, ashtu si i një pjese të religjioneve të tjera. Dëshmia e të qenët të Tij është mbarë gjithësia’, njeriu i përkryer dhe vetë statusi i njeriut si zëvendës i All-llahut në Tokë. Në anën tjetër, si qenie dualistike, i përbërë nga materia dhe shpirti, njeriu’ ka nevojë për ndihmë të vazhdueshme nga Krijuesi”, Sunduesi, Furnizuesi i Tij, nga Ai i cili e mban në jetën animale, intelektuale, humane dhe spirituale. Këtë nevojë njeriu me manifeston, ndonëse në mënyra dhe forma të ndryshme, në varësi nga faktorët që e rrethojnë dhe në i varësi nga angazhimi i tij që t’i drejtohet Absolutit Suprem. Gjatë leximit krahasimtar të veprave të ndryshme Fetare, hasin lajthitje dhe shtrembërime të ndryshme për besimin e drejtë te Krijuesi Absolut, të cilin e kërkon ajeti i pakapërcyeshëm dhe bazor për këtë pikëpamje: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm nga Ti ndihmë kërkojmë.”