Autor: Numan Aruc
Titulli: Ibn Rushdi dhe filozofia e tij e arsimit
Përktheu: Logos-A
Recensent: Husamedin Abazi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 290
Botues: Logos-A
Viti: 2006
Vendi: Shkup
Filozofia është shkenca më e përgjithshme, e cila, përmes hipotezave të arritura në saje të metodës së të menduarit, përmes teorive dhe sistemit të bazuar në vëzhgime (observime), synon ta përshkruajë gjithësinë. Në këtë kontekst, ajo gjen hapësirë për të thënë shumë gjëra si në periudhat kur janë themeluar sistemet filozofike, ashtu edhe në periudhat e mëvonshme. Me fjalë të tjera, logosi i filozofisë fiton një cilësi omnitemporale (mbikohore) nëse është domethënës edhe për periudhat që kanë vijuar pas themelimit të sistemeve filozofike. Ibën Rushdi, është një nga filozofët më të famshëm, i njohur në Perëndim po aq sa edhe në botën islame. Mund të themi lirisht se fjalët e tij e ruajnë vlerën edhe sot e kësaj dite. …