Autor: Dr. Rexhep Ozdirek
Titulli: Feja ime e bukur 1
Përkthimi & Përgatitja: Alban Kali
Ermal Nurja
Evans Drishti
Redaktor: Islam Dizdari
Xhahid Bushati
Ermira Alia
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 238
Botues: Progresi Botime
Të dashur fëmijë!
Dashuria për Allahun është thelbi i fesë sonë. Allahu i Lartmadhëruar e ka krijuar zemrën me cilësinë e dashurisë. Ai dëshiron prej nesh që ta duam fenë tonë, Pejgamberin dhe të dashurit e Tij, si dhe të ecim në rrugën e tyre.
Dashuria fillon në zemrën dhe shpirtin tonë për t’u pasqyruar më pas në sjelljet dhe veprimet tona. Dashuria për Allahun, si dashuria më e madhe, zë vend fillimisht në zemrat tona. Më pas kjo dashuri na mëson se si të bëhemi njerëz të mirë dhe se si t’i zbatojmë urdhrat dhe ndalesat e Allahut. Sjelljet e hijshme dhe adhurimet tona rrisin besimin dhe dashurinë tek ne.