Autor: Mr. Qani Nesimi
Titulli: Dialogu obligim hyjnor
Recensent: Husamedin Abazi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 201
Botues: Logos-A
Viti: 2005
Vendi: Shkup
Në Gadishullin Ballkanik, jetojnë njerëz të nacionaliteteve të ndryshme, prej më modestëve, të cilët asnjëherë nuk kanë pasur ndër mend të zhdukin, të vrasin apo të mposhtin të tjerët, siç janë shqiptarët, boshnjakët, turqit, gjegjësisht myslimanët, por edhe nga ata që po të kenë mundësi, (gjë kjo e cila u pa në Kroaci, Bosnjë, Kosovë, Maqedoni etj.), janë të gatshëm të luajnë çdo rol që mund të jetë kundër vlerave njerëzore, siç janë sllavët, gjegjësisht kisha ortodokse. Në gadishull jetojnë edhe njerëz të feve të ndryshme, si myslimanë, ortodoksë, katolikë. Një herë e një kohë (1054) në këtë vend njerëzit janë vrarë pse nuk kanë qenë me Lindjen apo me Perëndimin, që sidomos pse nuk kanë qenë me ortodoksët apo me katolikët.