“Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit”,
“Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit ‘’ Lexuesi në këtë libër do të hasë atë që është thelbësore, e cila ngjall kureshtjen e tij për të ditur më shumë rreth këtyre sureve: emrin, shkakun e zbritjes, kuptimin e ajeteve- që është zemra e studimit dhe ajo që ne duhet të marrim- mësimet dhe mesazhet nga këto kaptina kur’anore.
Punimi në fjalë është një përmbledhje e brendësisë së mbi pesëmbëdhjetë librave të tefsirit. Jemi munduar t’i sjellim lexuesit tematikën dhe analizën e këtyre kaptinave që ta ketë më të lehtë për të krijuar një kuptim më të qartë për atë që përcjellin këto kaptina dhe që më pas ta ketë më të lehtë që edhe gjatë namazit të jetë më i përkushtuar.
Titulli: Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
Autori: Rashit Zylfiu
Recensent: Sabri Bajgora
Redaktor fetar: Alaudin Abasi
Korrektor letrar: Arjan Koçi
Radhitja kompjuterike: Avni Gashi
Ballina: Dorlir Kraja
Boton: KBI-Gjilan
Adresa : Zija Shemsiu 118,60000, Gjilan
Tirazhi: 1000 copë
Botimi i parë: Ramazan 1436/Korrik 2015