Autor: Dr. Musli Vërbani
Titulli: (Pa)mundësia e përkthimit të Kuranit
Recensent: Prof. Dr. Beqir Ismaili
Formati: B5
Faqe: 195
Botues: Privat
Viti: 2006
Vendi: Kaçanik
S’ka dyshim se përkthimi i Kur’anit nuk mund të quhet Kur’an, sepse çfarëdo përkthimi, në secilën gjuhë të botës dhe prej cilitdo autor, nuk mund të bartë (përkthimi) të gjitha qëllimet, të gjitha synimet, të gjitha shtresimet stilistikore( si alegoritë etj.), dhe esencën e Kur’anit. Kur’an mbetet vetëm ai në gjuhën pasur dhe të pastër arabe, në gjuhën, të cilën e ka zgjedhur Zoti i Lartmadhëruar:
“Ne e kemi zbritur Kur’anin në gjuhën arabe me qëllim që ju të logjikoni (të mendoni, ta përdorni intelektin tuaj, dhe të bindeni vetë se pse ka zbritur në gjuhën arabe)”. Suretu Jusuf, 2)