Autor: Dr. Ali el Mansur el Kitani
Titulli: Zgjimi Islam në Andaluzinë e sotme
Përktheu: Muhamed Jusufi
Fitim Flugaj
Recensent: Ajni Sinani
Formati: A5
Faqe: 202
Botues: Zëri ynë
Viti: 2004
Ky libër, që është pranë jush, është i 31-ti me radhë “ Zgjimi islam në Andaluzinë e sotme” të prof. dr. Ali el Mansur el Kitani dhe i përket serisë së librave “Libri i Ummetit”, të cilën e boton Qëndra e Hulumtimit dhe Informimit, nën mbikëqyrjen e Zyrës Ligjore dhe Cështjeve Fetare të shtetit të Katarit. Kjo zyrë ndihmon në ngritjen e kulturës, civilizimit dhe vetëdijes muslimane. Me këtë vepër synohet kthimi i krenarisë, deri në përsosmërinë e personalitetit musliman bashkëkohor. Gjithashtu, ky libër bën nxitje për ringjalljen e Ummetit, duke përkujtuar ata të vdekur, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjeve dhe qeverisjeve për ringritjen e ndërtesës: “Dhe kështu ju bëmë ummet (komunitet musliman) të mesëm për të qenë dëshmitarë ndaj njerëzve dhe i dërguari të dëshmojë për ju.”