Autor: Dr. Hajredin Hoxha
Titulli: Versetet Kuranore përkitazi me paqen dhe luftën
Përkthyes: Dr. Sedat Islami
Recensent: Ajni Sinani
R. gjuhësor: Mimoza Sinani
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 53
Botues: Furkan ISM
Vendi: Shkup, Maqedonia Veriore
Ky punim, në fakt, është një referim shkencor për Seminarin e organizuar nga Fakulteti i Usuluddinit ne Brunei; tematika e të cilit ka të bëjë me kontributin e disa komentuesve klasikë dhe bashkëkohorë të Kur’anit, përkitazi me domethëniet dhe botëkuptimet e ajeteve kur’anore që shtjellojnë paqen dhe luftën. Kohët e fundit, në ligjërimet politike por dhe ato fetare, po diskutohet shumë rreth paqes botërore dhe qëndrimit islam karshi saj. Apo, thënë më mirë, debatohet për atë nëse Islami është fe e paqes apo e luftës, fe e tolerancës apo e dhunës, fe e xhihadit apo e pajtimit (ndërmjet popujve)…