Autor: Ali Jahja el-Haddadij
Titulli: Udhëzimi për Edukimin e Bijave
Përktheu: Alban Malaj
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 21
Botues: Selefi.org
Viti: 2012
Vendi: Mekë, Arabi Saudite
Lexues të nderuar, gjithësecili prej jush ka për t’u ringjallur nga Zoti i tij pas vdekjes dhe do të merret në pyetje e në llogari për ato që punoi gjatë jetës së tij në këtë dynja. Dhe prej çështjeve që do të merret në pyetje robi është familja dhe fëmija e tij, si i rriti e si i edukoi ata. Për këtë arsye, thotë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem): “Burri është bariu i njerëzve të shtëpisë së tij dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e tyre; kurse gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për të…”