Njeriu në filozofinë e Avincensës – Ali Durusoj

0
392

Autor:           Ali Durusoj
Titulli:           Njeriu në filozofinë e Avincensës
Përktheu:      Mithat Hoxha
Recensent:    Husamedin Abazi
Formati:        8.5 x 11
Faqe:            364
Botues:         Logos-A
Viti:              2006
Vendi:           Shkup, Maqedoni

Gjatë gjithë historisë, sidomos qysh kur njerëzimi, me rrugë filozofike, nisi ta bënte vetveten objekt studimi, ka kuptuar se cili është aspekti si veçoria më diferencuese që e shquan atë në botën ekzistente, aspekti që ne mundemi ta shprehim me konceptet frymë, arsye dhe shpirt dhe çdo kohë është treguar kureshtar mbi cilësinë e kuptimit të pohuar me cilindo prej këtyre koncepteve, marrëdhëniet e tyre me trupin dhe gjendjen pas ndarjes nga trupi. Kohë pas kohe njerëzimi është përpjekur ta kënaqë këtë kureshtje në trajtën e një dogme në mësimet e një feje, disa herë në trajtën e një simboli mitologjik e, disa herë, duke e bërë çështje spekulacioni me orientime filozofike.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko