Autor: Muhammed ibn Umer Bazmul
Titulli: Udhëzime për mënyrën e trajtimit të selefijut kur gabon
Përktheu: Altin Dallashi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 18
Botues: Selefi.org
Viti: Qershor, 2015
Me të vërtetë fjala me e besueshme është Fjala e Allahut, dhe se udhëzimi më mirë është udhëzimi i Muhamedit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Punët më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje në fenë e Allahut është bidat, çdo bidat është humbje.
E më pas:
Takohem me vëllezërit tanë selefij në qytetin Tubruk në Libinë fqinje, në pasditen e mërkurës, natën e enjte, më datë 7 të muajit Sh‟aban, viti 1435 Hixhri, me këtë fjalim të cilin e kanë zgjedhur vëllezërit. Dhe tema është kjo: “Udhëzime për mënyrën e trajtimit të selefiut kur gabon, rruga e kurimit dhe zgjidhja e armiqësive midis selefive.”