Autor: Salih el-Ajid
Titulli: Të drejtat e jomuslimanëve në shtetin islam
Përktheu: Ridvan Xhaferi
Recensent: Husamedin Abazi
R. gjuhësor: Zekerija Ibrahimi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 77
Botues: Logos-A
Viti: 2005
Vendi: Shkup
Islami është fe e mëshirës për gjithë njerëzinë. Për të Allahu xh.sh. thotë: “Ky (Kurani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm” (El- Xhathije 20). Në Kuran ka mirësi për gjithë botën: si për për besimtarët, ashtu edhe për jobesimtarët. Këtë e kupton çdo njeri i arsyeshëm, i cili nuk e mohon mirësinë e tij. Atë mund ta mohojë vetëm ai që nuk e di të vërtetën ose që është kryelartë. Allahu xh.sh. thotë: “Ajo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë” (Er-Rrum, 30).