Autor: Engin Nigar
Titulli: Sorkadhja e vetmuar
Formati: 9 x 9
Faqe: 26
Botues: Privat
Tregimet e mirësjelljes (2)
SORKADHJA E VETMUAR
Në një pyll të largët jetonte një sorkadhe. Rrinte e vetmuar, sepse nuk pëlqente asnjë shok apo shoqe. Njërën e kishte braktisur se ishte grykëse dhe e pangopur, tjetrin se ishte dinak, ndërsa një tjetër se ishte e shëmtuar. Dhe në fund, ngeli e vetmuar. Një ditë prej ditëve, doli në pyll për të shëtitur. Rreth e qark shihte shokët e shoqet e saj që luanin dhe qeshnin së bashku. I shikonte, dhe u bë pak ziliqare. Mirëpo ç‛të bësh, ajo nuk hiqte dot dorë nga vesi i saj i mospëlqimit. Për këtë arsye, vetëm sa i shihte dhe mërzitej.
Loading...