Autor: Ali Pajaziti
Titulli: Rinia universitare dhe religjioni
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Recensent: Prof. Dr. Zeki Arsllantyrk
Mr. Rejhan Neziri
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 258
Botues: Logos-A
Viti: 2003
Vendi: Prishtinë
Bota në çerekun e fundit të shekullit XX u bë skenë e ndryshimeve rrënjësore dhe mjaft me peshë. Njëra nga ideologjitë të cilat “e kanë shënuar shekullin që e përcollëm”, real-socializmi ose komunizmi, në po të njëjtën periudhë që e zumë ngoje, filloi të humbë gjak dhe dalëngadalë u detyrua që të zbresë nga skena e aktualitetit botëror. Tanimë ngrehina gjigante ishte shkatërruar. Tullat më të rëndësishme të kësaj ngrehine u hoqën me ndryshimet e bëra në ish-BRSS, nga lideri karizmatik Gorbaçov, te emërtuara “Gllasnost” dhe “Perestrojka”. shkëputjen e lidhjeve të këtij “shteti vigan” me ideologjinë e vet zyrtare, të njëjtin proces shoqëror të ndryshimeve e përjetuan edhe shtetet tjera të Bllokut lindor (Pakti i Varshavës), por edhe vende të tjera që deri atëherë e kishin ndjekur ideologjinë ose botëkuptimin e njëjtë. Në kuadër të këtij procesi të ndryshimeve madhore erdhi deri te zhbërja e BRSS-së, Çekosllovakisë dhe jugosllavisë titiste.