Autor: Adem Karatash
Titulli: Pishtarja e ndershmërisë Merjemja
Përktheu: Msc. Ilir Rruga
Recensent: Edlira Boriqi, Roald A. Hysa
Formati: 5.6 x 8.7
Faqe: 298
Botues: Progresi sh.p.k.
Libri që mbani në duar të dashur lexues, bën fjalë për një grua, më të pastrën, monument shembullor i ndershmërisë të të gjitha kohërave, bën fjalë për Merjemen.
Në këtë libër që do të lexoni, do të gjeni shumë përgjigje për shumë pyetje, që ne i ndeshim zakonisht gjatë ditëve apo jetës tonë, përgjigje të shumë pyetjeve rreth jetës së Merjemes apo familjes së saj Imran, të zgjedhur nga Allahu i Madhëruar. Merjemja dhe familja e saj e zgjedhur është një temë, që i intereson jo vetëm myslimanëve por edhe të krishterëve. Sikurse tregohet dhe në titullin “Pishtarja e Ndershmërisë, MERJEMJA, sipas Biblës dhe Kuranit Famëlartë”, libri bazohet në dijet që përmbajnë dy librat e shenjtë Bibla dhe Kurani. Temat e trajtuara në këtë libër, janë në bazë të Biblës dhe Kuranit. Në këto libra tregohen dallimet mes dy besimeve, por që kanë shumë gjëra që përputhen me njëri-tjetrin, ashtu sikurse mund të përmendim besimin në virgjërinë dhe pastërtinë fizike dhe shpirtërore të Merjemes.