Fragmente nga jeta e sahabëve – Abdurrahman Rafet el-Basha

Autor:         Abdurrahman Rafet el-Basha
Titulli:         Fragmente nga jeta e sahabëve
Përktheu:    Mr. Qemal Morina, Arif Emini, Sabri Bajgora, Fadil Hasani, Ahmet Rama
Recensent:  Sabri Bajgora, Fadil Hasani, Mr. Qemal Morina, Arif Emini,
Formati:      5.83 x 8.26
Faqe:          479
Botues:       Komiteti i bashkuar saudit
Botimi:        I parë
Viti:            2004
Vendi:         Prishtinë

Ky libër paraqet fragmente nga jeta e një numër të shokëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Atyre të cilët ishin yje të udhëzimit dhe të cilët u edukuan në djepin e shkollës profetike. Lexuesi që hulumton bukurinë gjuhësore dhe artin e tregimit do ta gjen në këtë libër. Ai që mundohet që t’i merr shëmbëlltyrë këta burra fisnikë do ta arrin dëshirën e tij, sikur që edhe ai që e hulumton të vërtetën historike do ta percepton atë.
Libri në fjalë, edhe pse është i ndarë në shtatë pjesë të vogla, në realitet paraqet një tërësi të pandashme. Në të janë përfshirë pesëdhjetë e gjashtë personalitete nga sahabët më të zgjedhur të Muhammedit a.s., disa nga aspektet më interesante të jetës së tyre. Nëse ata njerëz para përqafimit të fesë islame njiheshin për vrazhdësinë dhe sjelljet e tyre më të shëmtuara, me kalimin në fenë islame shndërrohen krejtësisht në njerëz me tipare të reja, të cilat nuk kishin asgjë të përbashkët me të kaluarën. Ata ishin të butë me të pafuqishmit, por të ashpër dhe të pathyeshëm ndaj armiqve dhe mizorëve.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakRealiteti i besimit të vërtetë – Abdurrahman es-Sa’dij
Artikulli tjetërPishtarja e ndershmërisë Merjemja – Adem Karatash