Autor: Salih Behmen
Titulli: Përgjigjet islame
Përktheu: Mr. Mehmet Halimi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 316
Botues: Logos-A
Viti: 1999
Vendi: Shkup
Dialog ndërmjet mësimit islam dhe ateizmit
All-llahu xhel-le shanuhu në Kur’an thotë:
“All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij. Këtë e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.”
(3:18) “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.”
(3:190) “… Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?’ Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.”
(39:9) “Po, All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët.”
(35:28) “Ndërsa atyre që u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti, është e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të Lavdishmit.
(34:6)