Autor: Ali Durusoj
Titulli: Njeriu në filozofinë e Avincensës
Përktheu: Mithat Hoxha
Recensent: Husamedin Abazi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 364
Botues: Logos-A
Viti: 2006
Vendi: Shkup, Maqedoni
Gjatë gjithë historisë, sidomos qysh kur njerëzimi, me rrugë filozofike, nisi ta bënte vetveten objekt studimi, ka kuptuar se cili është aspekti si veçoria më diferencuese që e shquan atë në botën ekzistente, aspekti që ne mundemi ta shprehim me konceptet frymë, arsye dhe shpirt dhe çdo kohë është treguar kureshtar mbi cilësinë e kuptimit të pohuar me cilindo prej këtyre koncepteve, marrëdhëniet e tyre me trupin dhe gjendjen pas ndarjes nga trupi. Kohë pas kohe njerëzimi është përpjekur ta kënaqë këtë kureshtje në trajtën e një dogme në mësimet e një feje, disa herë në trajtën e një simboli mitologjik e, disa herë, duke e bërë çështje spekulacioni me orientime filozofike.