Autor: Ahmet Davutogllu
Titulli: Kriza globale, debate rreth 11 shtatorit
Përktheu: Mr. Ali Pajaziti
Recensent: Husamedin Abazi
Formati: 9.5 x 15
Faqe: 373
Botues: Logos-A
Viti: 2009
Vendi: Shkup
Ballkani, duke pasur rëndësi gjeopolitike – meqë formon brezin themelor, i cili prej stepave të Euroazisë zbret në Detin Mesdhe – dhe gjeokulturore, si zonë që e ndan Lindjen nga Perëndimi, përgjatë shekullit XX ka qenë njëri prej rajoneve më të përshkuara nëpër shndërrime dhe kriza të ndryshme, të cilat kanë ndikuar thellë në marrëdheniet ndërkombëtare. Krizat, luftërat dhe transformimet globale të shekullit XX, pasqyrimet dhe ndikimet e veta të drejtpërdrejta i kanë shfaqur pikërisht në Ballkan, hapësire kjo që me një fjalë ka luajtur rolin e gjilpërës së busullës.