Titulli: Edukata Islame (Pjesa e dytë)
Autor: Elton Harxhi
Recensent: Eduart Thartori
Lektor: Eglantin Kurti
Korrektoi: Amine Harxhi
Grafika: Erzen Pashaj
Pikturat: Anisa Shkullaku
Kuriozitetet: Oriada Toli
Botimi: I parë
Vendi: Tiranë 2021
Të dashur fëmijë!
Edukimi luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme, bazuar në rregullat dhe parimet e Islamit. Njeriu në këtë botë duhet të ndërtojë raporte dhe marrëdhënie me Zotin, me Profetin (a.s), me Kuranin, me njerëzit, me natyrën, me gjallesat dhe me gjithçka që e rrethon. Këto marrëdhënie duhet të jenë të drejta, me qëllim që jeta të vazhdojë normalisht. Të gjitha këto marrëdhënie dhe raporte i kemi mësuar pa dyshim nga Kurani dhe nga fjalët e Profetit Muhamed (alejhi selam).
Pikërisht ky libër, pra “Edukata Islame”, na mëson etikat dhe rregullat, se si të ndërtojmë raporte dhe marrëdhënie me gjithçka që na rrethon, në përputhje me mësimet e fesë islame.
Çdo fjali, informacion, tregim, dialog dhe gjithçka që gjendet në këtë libër përcjell një mësim dhe mesazh të fuqishëm. Prandaj mundohuni të përfitoni sa më shumë prej këtij libri.