Autor: Dr. Musli Vërbani
Titulli: Durimi (18)
Seria: Planprogrami i muslimanit të vogël
Recensent: Burim Bunjaku
Formati: B5
Faqe: 35
Botues: Autori
Viti: 2011
Vendi: Kaçanik
Durimi sjell qetësi në zemër dhe fortësi në shpirt. Durimi është pjesë e imanit, zbukurim i njeriut, rrugë e fisnikërisë. Durimi është shumë i rëndësishëm në jetën e muslimanit.
Durim do të thotë “pengim”; të pengosh veten nga hidhërimi i tepërt, të pengosh veten nga gjërat e ulëta. Durimi është i domosdoshëm, si në jetën individuale, ashtu edhe ne atë shoqërore. Çdo vlerë që e fiton njeriu e fiton prej durimit, çdo përbuzje që e meriton ajo është për shkak të mosdurimit të tij. E kundërta e durimit është dëshpërimi.