Autor: Dr. Abdurrezak ibn Abdulmuhsin el-Bedr
Titulli: Cilësitë e gruas së mirë
Përgatiti: Bekim Gashi
Formati: A5
Faqe: 38
Botues: Privat
Qëllimi i këtij punimi me këtë titull: “Cilësitë e gruas së drejtë”, nuk i dedikohet vetëm femrës së re, e cila është para martesës dhe dëshiron ta dijë se cilat cilësi duhet t’i ketë gruaja, në mënyrë që të përgatitet për t’i përmbushur dhe plotësojë ato. Po ashtu, nuk i dedikohet vetëm gruas së martuar, e cila dëshiron t’i posedojë këto cilësi, apo me qëllim që t’i ruajë dhe t’i realizojë në jetën e saj. Gjithashtu, nuk i dedikohet vetëm gruas, e cila ka mangësi të shumta, në mënyrë që ajo të jetë në gjendje t’i trajtojë të metat e saj, duke e korrigjuar veten dhe martesën e saj.