Autor: Shejhul-Islam Ahmed ibn Tejmijje
Titulli: Akide uasitije
Përktheu: Xhabir Sheme
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 69
Botues: Mburoja.net
Ai që lexon historinë e dijetarëve të hadithit (në të gjitha kohët), vëren se ata të gjithë kanë të njëjtën mënyrë se si i thërrasin njerëzit në fenë e Allahut. Në suren “Jusuf” Allahu thotë: ”Thuaj: ”Kjo është rruga ime, ftoj në rrugën e Allahut me argumente, unë e kush më pason. Larg të metave është Allahu dhe unë nuk i përkas idhujtarëve.” Metoda e tyre është ajo e dijes, e të mësuarit dhe e mësimdhënies. Thirrja në rrugën e Allahut për muslimanin është një pozitë e lartë, por kjo nuk arrihet veçse me dije, në mënyrë që të japë frytet e saj. Ky lloj menhexhi – ”Pastrim dhe Edukim” – është i ndërtuar në tri baza:
1. Njohja e së vërtetës.
2. Thirrja në këtë menhexh.
3. Përqendrimi në të.