Autor: Seid el-Kahtani
Titulli: Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Përktheu: Nexhat Ceka
Recensent: Muharrem Ismaili
R. gjuhësor: Roald A. Hysa
Formati: 4.7 x 6.7
Faqe: 57
Botues: Nun
Viti: 2003
Vendi: Shkup
Në këtë broshurë të shkurtër kam shkruar për vlerat e agjërimit, ku kam sqaruar kuptimin
e agjërimit në aspektin gjuhësor dhe atë sheriatik-fetar, pastaj vlerat e agjërimit dhe veçoritë e tij, dobitë e agjërimit dhe mirësitë e tij, vlera e muajit të ramazanit, agjërimi gjatë këtij muaji, falja gjatë tij, veçoritë e tij dhe të gjitha këto me argumentet përkatëse.
E lus Allahun që ta bëjë këtë vepër të vogël të bereqetshme, të sinqertë vetëm për Allahun, dhe që të më bëjë dobi kjo vepër gjatë jetës dhe pas vdekjes sime, e t’i bëjë dobi çdo lexuesi. Allahu është Ai, të cilit i lutemi, më Bujarit në shpresë ndaj Tij, Ai na mjafton neve dhe tek Ai mbështetemi, nuk ka lëvizje e as forcë përveç se me Allahun.