Autor: Ahmet Davutogllu
Titulli: Vetëpërceptimet e qytetërimeve
Përktheu: Mr. Ali Pajaziti
Recensent: Zekerija Ibrahimi
Formati: 9.5 x 15
Faqe: 132
Botues: Logos-A
Viti: 2001
Vendi: Shkup
Retorika e globalizimit, e cila viteve të fundit po përhapet me të madhe, ka formuar një fushë te re dhe interesante të tensionit ndërmjet universalizimit dhe lokalizmit. Në këtë kontekst, koncepti globalizëm, i cili si në aspktin mendor ashtu edhe në atë praktik ka filluar t’ia marrë vendin konceptit universalizem, shfaq një lloj zvogëlimi të kriterit (njësisë matëse) dhe nivelit. Zëvendësimi i fjalës universal/e, që permban pretendimin për përfshirjen e gjithësisë në tërësi, me fjalen global/e , që e shpreh vetem homogjenitetin sipërfaqësor në nivel të rruzullit tokësor, mund të shikohet si të shprehurit e fenomenit të pretendimizimit në nivel kognitiv me role të një njeti linguistik.