Autor: Muhammed Nasiruddin el-Albani
Titulli: Thirrja jonë
Përmblodhi: Ali Hasen AbdulHamid
Përktheu: Unejs Murati
Recensent: Abdulmelik – Besfort Maxhuni
R. gjuhësor: Sylë Dinaj
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 45
Botues: Udhëzimidhedrita.net
Viti: 2007
Vendi: Jordan
Qëllimi i përkthimit të këtij libri, edhe pse është botuar më herët por me një version të shkurtër, është që muslimanët e këtyre trojeve,e në veçanti ata që pretendojnë se thërrasin në rrugën e Allahut, të kenë njohuri se si realizohet thirrja e pastërt e sendërtuar në baza të shëndosha nga Kurani, Sunneti në pajtim me të kuptuarit e të parëve tonë të mirë-selefus-salih.
Libri në fjalë është një ligjeratë e mbajtur në një tubim me Imam Albanin, e që më pastaj për shkak të dobive të mëdha që ngërtheu kjo ligjeratë,nxënësi i dalluar i imam Albanit, Ali Ibën Hasen Ibën AbdulHamid-Allahu e shpërbleftë-bëri renditjen dhe titërat, derisa u krijua kjo vepër.