Kurani Fisnik – përkthimi i Hasan Nahit

Është tepër e vështirë të shkruhet një Parafjalë me rastin e botimit në shqip të Kuranit të shenjtë, Kryelibër i Zotit për njerëzit. Çdo përsiatje, çdo meditim kërkon një ndërmjetësi ngulmuese, universale të fuqive mendore njerëzore për të kuptuar mesazhin hyjnor të Allahut, si zbulesë, si dashuri e pacakëshme, si fjalë e përjetshme, si dëlirësim i pashmangshëm.
Ndërmjetësia për të shpjeguar fjalën e Zotit është jashtëzakonisht e vështirë dhe kërkon kualitete intelektuale ndër më të lartat, është një proces i pafundshëm, i gjallë i konceptualitetit, i dhuntive të epërme të mendjes për të kuptuar shpirtërisht dhe
fizikisht mesazhin hyjnor, për të kapërcyer të gjitha kufizimet njerëzore, për të arritur standardet më të fundit të kulturës, shkencës e qytetërimit. Kështu, kuptimshmëria nuk ka kufij, semantikat rindërtojnë papushim vetëdijen e njeriut, të pashkëputur, të pandarë nga mesazhi hyjnor. Zot-botëzotërues.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakThirrja jonë – Muhammed Nasiruddin el-Albani
Artikulli tjetërGjykimi ndaj fallit dhe magjisë – Abdulaziz ibn Baz