Autor: Ismail Bardhoshi
Titulli: Studime dhe fetva
Redaktor: Rudian Zekthi
R. gjuhësor: Ergys Hasekiu
Formati: A4
Faqe: 368
Botues: Dy lindje dhe dy perëndime
Viti: 2006
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Pas një periudhe paditurie, dekadence dhe prapambetjeje në botën islame, si rrjedhojë e mungesës së dijes së vërtetë të bazuar në Kur’an dhe Sunet dhe e mosperceptimit të drejtë të fesë, gjë e cila bëri të përhapej idhujtaria, bidatet, gjynahet dhe t’i jepej përparësi dynjasë dhe kënaqësive të saj para ahiretit, filloi gjatë dekadave të fundit përhapja e dijes së saktë të bazuar në Kur’an dhe Sunet, ashtu siç e kanë kuptuar të parët tanë. Cdo ditë rradhëve të muslimanëve të devotshëm u shtohen njerëz të rinj, të cilët ecin në rrugën e të parëve tanë. Në mbarë botën islame sot, kemi njerëz që e njohin Islamin e pastër e të saktë, e njohin Teuhidin i cili është thelbi i fesë islame dhe e njohin Sunetin. Këta i ftojnë njerëzit në fenë e pastër dhe luftojnë shirkun e bidatin. Kjo padyshim tregon për atë që ka lajmëruar Allahu në Kur’an dhe Profeti (salallahu alejhi ue selem) në hadithe të sakta, se ardhmëria do të jetë për Islamin dhe se muslimanët do të rimëkëmben e do të dominojnë.