Autor: Dr. Neshet Toku
Titulli: Sociologjia e Ibën Haldunit
Përktheu: Dr. Ali Pajaziti
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 181
Botues: Logos-A
Viti: 2006
Vendi: Shkup, Maqedoni veriore
Sido që sociologjia, si një shkencë që e ka për objekt studimi shoqërinë, është fryt i shekullit XIX, mund të thuhet lirisht se njerëzit, përgjatë tërë historisë, i kanë observuar shoqëritë në të cilat kanë jetuar dhe kanë gjeneruar mendime të ndryshme lidhur me to. Në të gjitha periudhat e historisë, epiqendër e feve, e mendimeve filozofike dhe politike ka qenë njeriu, gjegjësisht shoqëria. Edhe pse mund të thuhet se tema e debateve apo e diskutimeve të ndryshme mbetet e njëjtë, sociologjia i ka veçoritë e veta që na mundësojnë ta veçojmë nga pikëpamjet pararendëse lidhur me shoqërinë. Sikur të mos ekzistonte një dallim i tillë, s’do të kishte kurrfarë kuptimi.