Autor: Mr. Bekim Alimi
Titulli: Si ta kryej haxhin?
Redaktor: Mr. Rejhan Neziri
Rradhitja: MSc. Amir Muaremi
Formati: A5
Faqe: 108
Botues: Privat
Viti: Tetor 2011
Haxhilerë të nderuar, ky është një doracak mjaft i vlefshëm dhe praktik për mënyrën se si kryhet haxhi. Sidomos për ata që për herë të parë e kryejnë haxhin, është mjaft i dobishëm. Është një orientim i vlefshëm dhe çmuar. Me këtë doracak synohet pikërisht ajo që thotë Muhammedi ﷺ: “Mësoni rregullat e haxhit prej meje!”
Autori ia ka arritur që, si në bazë të njohurive profesionale që i ka, po edhe në bazë të përvojës disavjeçare si udhëheqës i haxhilerëve, këto rregulla të përcjella deri tek ne nga Muhammedi ﷺ t’i inkorporojë shumë bukur dhe në mënyrë të kuptueshme e të lehtë brenda faqeve në vijim.
Autorit i uroj për angazhimin e palodhshëm në shërbim të Islamit, kurse juve, haxhilerë të nderuar, plot shëndet e haxh të pranuar te Allahu Fuqiplotë.
Mr. Rejhan Neziri