Autor: Mid’hat Shamiq
Titulli: Si shkruhet vepra shkencore
Përktheu: Nexhat Ibrahimi
Recensent: Husamedin Abazi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 338
Botues: Logos-A
Viti: 2005
Vendi: Shkup, Maqedoni
Nga çasti kur doli nga shtypi libri “Si shkruhet vepra shkencore” e deri më sot, erdhi deri te zhvillimi i teknikës ose më saktë deri te i a.q. kompjuterizimi i planetit. Përdorimi i këtij “mjeti magjik” të kohës modeme, të kompjuterit, në masë të madhe e ka lehtësuar edhe punën hulumtuese të shkencëtarëve në çdo disiplinë. Nëse, pra, pajtohemi me këtë fakt të pathyeshëm të lartpërmendur, do të mund të mendohej se metodat e hulumtimit për të cilat flet vepra e profesor Mid’hat Shamiq jo vetëm që janë vjetruar, por edhe janë tejkaluar dhe janë të papërdorshme, e me këtë do të bëhej i papërdorshëm edhe ky libër. Megjithatë, mos ta harrojmë të vërtetën banale, por të amshueshme, se pa marrë parasysh, në të gjitha makinat dhe teknologjitë, mjeti kryesor dhe i pazëvendësueshëm gjatë çdo pune hulumtuese dhe përgjithësisht krijuese, mbetet njeriu dhe truri njerëzor.