Autor: Osman Nuri Topbash
Titulli: Si edukonte Ai s.a.v.s
Përktheu: Luan Ahmeti
Recensent: Alban Kali
Formati: 4.3 x 8.1
Faqe: 82
Botues: Progresi Botime
Viti: 2015
Vendi: Stamboll
I Nderuari i kësaj bote, Pejgamberi, ka thënë: “Mua më ka edukuar Zoti dhe zgjodhi për mua edukimin më të bukur.” (Xhamiu’s-Sagir, I,12.)
Dijetarët e Islamit shprehen se Pejgamberit, i kanë zbritur dy lloje shpalljesh (vahji):
1. Vahji metluv, domethënë shpallja e shkruar, e cila recitohet gjatë faljes së namazeve/Kurani i Shenjtë.
2. Vahji gajri metluv, domethënë shpallja e pashkruar; ku përfshihen të gjithë urdhrat, fjalët dhe rregullat e shpallura Pejgamberit, brenda sferës së mesazhit dhe profecisë së tij.