Autor: Dr. Hajredin Hoxha
Titulli: Shqyrtimi analitik i funksionalizimit të shkencave të Kuranit në davet
Përktheu: Doc. Dr. Muhamed Mustafa
Recensent: Ajni Sinani
R. gjuhësor: Mimoza Sinani
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 40
Botues: Furkan ISM
Vendi: Shkup, Maqedonia Veriore
Kur’ani Famëlartë është gjëja më e madhëruar që meriton t’i kushtohet shumë kohë dhe që t’i përkushtohet një studim jetësor. Zoti i Madhëruar e nderoi ummetin islamik me dërgimin e Pejgamberit prej mesit të tyre, që ua lexon ajetet e Tij, i pastron ata dhe ua mëson atyre Kur’anin e urtësinë. Zoti i Madhëruar thotë:
“Eshtë e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.” (Ali Imran, 164)