Autor: Osman Nuri Topbash
Titulli: Shqetësimi për brezat
Përktheu: Ilir Hoxha
Recensent: Alban Kali
Formati: 4.4 x 7.3
Faqe: 92
Botues: Progresi Botime
Viti: 2015
Vendi: Shkodër
Midis njeriut dhe botës ekzistojnë ngjashmëri dhe lidhje të mëdha. Për rrjedhojë, thuhet se gjithësia është “alem-i kubra/makrokozmosi”, ndërsa njeriu, përfshi gjithçka të gjithësisë, është një kopje e vogël e saj, pra një “alem-i sugra/mikrokozmos”. Arsyeja e kësaj, është se bota është krijuar për sprovën e njeriut dhe se çdo gjë në gjithësi është vënë në shërbim të njeriut. Çdo gjë, me atë që të sjell ndërmend dhe të bën të meditosh, i tregon njeriut të vërtetën e vetes së tij. Për këtë arsye, kur shihet me syrin e zemrës, çdo cep i gjithësisë, madje siç shprehet Shejh Sadi, edhe një gjethe e vetme e një peme, shpreh divane të tëra.