Autor: Nasir el-Xhudeij
Titulli: Shefati në ditën e gjykimit
Përktheu: Altin Plumbi
Redaktor: Justinian Topulli
Formati: 5.8 x 8.3
Faqe: 90
Botues: Sh.K. Tradita
Viti: 2011
Ibn Ethiri e ka përkufizuar atë duke thënë: “Shefati është kërkesa për mosmarrjen parasysh (në përgjegjësi) të gjynaheve dhe gabimeve.” Gjithashtu në një përkufizim tjetër thuhet se Shefati është kërkesa për të mirë, në dobi të dikujt tjetër.
Kur meditojmë këto dy përkufizime, shohim se i pari e kufizon Shefatin vetëm te kërkesa për largimin e së keqes dhe gabimeve, kurse i dyti e kufizon vetëm në sjelljen e të mirave. Në të vërtetë, kërkesa e Shefatit nuk kufizohet me njërën nga të dyja anët, madje ka lidhje herë me njërën dhe herë me tjetrën. Për këtë arsye disa e kanë përkufizuar Shefatin kështu: ai është ndërmjetësimi për dikë, me qëllim sjelljen e ndonjë të mire apo heqjen e ndonjë të keqeje.